Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rezultoi ish-spiun, Çekia tërheq diplomatin e saj nga Maqedonia
English

Rezultoi ish-spiun, Çekia tërheq diplomatin e saj nga Maqedonia

Pragë, 3 Gusht, NOA – Dukuria e lustracionit duket se po funksionon në vendet e Evropës Lindore dhe asaj Qendrore, ku ka nisur një proces i verifikimit të figurave të kohës së komunizmit, nëse ata kanë qenë apo jo spiunë të shërbimeve sekrete.

Një fakt i tillë duket po të citojmë edhe rastin e tërheqjes së diplomatit çek nga Maqedonia, Vaclav Mleziva, prej Republikës Çeke, pasi u tha se ai rezultonte në listën e ish-agjentëve të shërbimit sekret ushtarak të kohës së komunizmit.

Emrat e ish-agjentëve dhe krerëve të lartë të shërbimit sekret ushtarak të Republikës Çeke gjatë periudhës së komunizmit u publikuan nga Instituti Çek për zbardhjen e regjimeve totalitare në një faqe publike interneti.

E në këtë listë, rezultoi edhe emri i diplomatit Mleziva, i cili ishte duke kryer në fakt detyrën e sekretarit të parë të ambasadës në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup.

Ndërkaq, në Shqipëri ky proces duket se nuk ka nisur ende dhe ka ngecur, për shkak të pezullimit të zbatimit të tij nga Gjykata Kushtetuese.

n.e/NOA

KOMENTE