Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Studimi: Deri në 2050, 15% e energjisë do prodhohet nga detet
English

Studimi: Deri në 2050, 15% e energjisë do prodhohet nga detet

Romë, 3 Gusht, NOA – Përdorimi i fuqisë së detit për të prodhuar energji, tashmë është bërë realitet. Në Evropë janë bërë gati një sërë projektesh pilot, ndërkohë që po piketohet mënyra sesi do të përdoret fuqia e rrymave dhe valëve të detit për të prodhuar energjinë elektrike.

Sipas një studimi të Hartës Evropiane Oqeanike, ujërat e detit janë pikërisht ato që ofrojnë energjinë potenciale të ujërave, më të madhe edhe se ato të lumenjve apo liqeneve, nga të cilat prodhohet aktualisht energji elektrike.

Sipas parashikimeve të studimit duke hequr barrierat teknike dhe praktike të këtij sektori, mund të çohet në një rritje të prodhimit të energjisë detare gjatë periudhës së dekadave 2020-2050.

Dhe pritet që deri në vitin 2050 me instalime në brigjet e Atlantikut të Veriut dhe Detit Mesdhe, të sigurohet 15 % e totalit të prodhimit të energjisë elektrike, e cila deri tani sigurohet nga digat në liqene apo në lumenj.

n.e/NOA

KOMENTE