English

Vidhnin çanta grash rrugëve, kapen dy hajdutët

Tiranë, 3 Gusht, NOA – Vidhnin çantat e grave në rrugë dhe ia mbathnin me vrap, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, por dy agresorët më në fund kanë rënë në prangat e policisë.

Lajmi bëhet me dijeni nga burimet policore të Tiranës, për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave, dy të ndaluarit janë Ervis Demiraj, 22 vjeç dhe Hysen Selita, 23 vjeç; që të dy banues në Tiranë.

Nga hetimet e kryera deri tani, ka rezultuar implikimi i tyre në vjedhjen e datës 24 korrik, në rrugën “Skënder Kosturi”, ku kanë tentuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin t’i vjedhin çantën një gruaje.

Si edhe në vjedhjen e datës 31 korrik, ku dyshohet se në rrugën “Shyqyri Berxolli” të Tiranës, ata kanë vjedhur çantën e dorës në pronësi të një gruaje.

Materialet hetimore të përpiluara nga ngarkim të tyre do t’i kalojnë prokurorisë së Tiranës për konsumim të veprës penale të “Vjedhjes”, e parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal, ndërkohë që po punohet për dokumentimin e tjerave vjedhjeve të kryera prej tyre me tendencë vjedhjet e çantave.

Në ngarkim të tyre, prokuroria e Tiranës, ka lëshuar urdhrin e ndalimit në ngarkim të tij, për konsumim të veprës penale të “Vjedhjes”.

n.e/NOA

KOMENTE