Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
100-vjetori i Nënë Terezës, qeveria i shton 24 milionë lekë fonde MTKRS-së
English

100-vjetori i Nënë Terezës, qeveria i shton 24 milionë lekë fonde MTKRS-së

Tiranë, 4 gusht, NOA – Përvjetori i 100-të i lindjes së Nënë Terezës, humanistes së njohur me origjinë shqiptare do të angazhojë në një listë të veçantë aktivitetesh ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

E në kuadër të kësaj, qeveria ka marrë një vendim për shtim të fondeve të saj, në mënyrë që të realizohen me sa më shumë sukses evenimentet kulturore dhe artistike, të parashikuara për t’u organizuar në lidhje me këtë përvjetor të shënuar për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.

Konkretisht, bëhet fjalë për një shtesë fondesh prej 24 milionë lekësh, të firmosura sot në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave, për t’i kaluar si fond shtesë dikasterit të Kulturës për realizimin e veprimtarive në kuadër të festimeve të 100-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës.

“Në mbështetje të nenit 100, të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 13, të ligjit nr.10190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit, Këshilli i Ministrave vendosi që ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në buxhetin e miratuar për vitin 2010, t’i shtohet fondi prej 24 928 000 lekësh”, citon konkretisht vendimi në fjalë.

Ndërsa shtohet se efektet financiare të tij, do të përballohen nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

n.e/NOA

KOMENTE