Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta ndërmerr një turn në Qipro, Siri dhe Liban
English

Meta ndërmerr një turn në Qipro, Siri dhe Liban

Tiranë, 4 gusht, NOA – Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, ka nisur sor u nis sot për një vizitë zyrtare në Qipro, Siri dhe Liban.

Ndalesa e parë, siç bëhet me dijeni nga burimet e dikasterit të Jashtëm për agjencinë e Lajmeve NOA, do të bëhet në Qipro, ku Meta është ftuar nga homologu i tij, Marcos Kyprianou.

Aty mësohet se krahas bisedimeve zyrtare me ministrin qipriot të Punëve të Jashtme, Meta, do të pritet në takime të veçanta nga presidenti i Qipros, Demetris Christofias dhe nga kryetari i Parlamentit, Marios Garoyian.

Në qendër të bisedimeve me personalitetet politike qipriote, pritet të trajtohen çështje që lidhen me thellimin e zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, ecuria e integrimit evropian të Shqipërisë, si dhe çështje të bashkëpunimit rajonal.

Gjatë kësaj vizite, do të nënshkruhet “Marrëveshja për nxitjen dhe mbrojtjen reciproke të investimeve”.

Gjithashtu, në datat 7-10 gusht, bëhet me dije se Meta do të zhvillojë vizita zyrtare në Republikën Arabe të Sirisë dhe Republikën e Libanit, ku pritet të takojë zyrtarët më lartë të të dy vendeve ku do të diskutohet në lidhje me çështjet e bashkëpunimit dypalësh dhe shumëpalësh, si dhe për zhvillimet në rajonet respektive.

n.e/NOA

KOMENTE