Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
SHBA, rrezikonte shkarkimin nga detyra, i armatosur futet në ndërmarrje
English

SHBA, rrezikonte shkarkimin nga detyra, i armatosur futet në ndërmarrje

Uashington, 4 Gusht, NOA - Rrezikonte të pushohej nga puna, ku punonte në një kompani për shpërndarjen e birrës, në atë të “Hartford Distributor”.

Personi në fjalë Omar Thornton do të merrte pjesë në një takim disiplinor, pikërisht për rastin e tij.

Thornton, 34 vjeç, ishte një shofer i kësaj kompanie dhe kohët e fundit kishte probleme në punën e tij.

Disa fqinjë, pohuan se Thornton, afro-amerikan, ka vuajtur ngacmime të shumta racore për të cilat ai kishte vendosur të denonconte ndërmarrjen në të cilën punonte.

Kjo ishte dhe arsyeja e takimit të caktuar për çështjen e tij. Sipas disa përshkrimeve të kësaj ngjarje, thuhet se Omar ishte frikësuar për humbjen e punës. Të shtënat, është bërë e ditur se kanë ndodhur gjatë një ndryshimi turni, ne një moment kur në kompani ndodheshin rreth 50 punonjës.

Pas qëlloi mbi kolegët e tij me një pushkë të kalibrit 0,223 gjysmë-automatike, Thornton ka tentuar të vetëvritej.

Burimet policore bënë të ditur, se kanë qenë paktën tre të plagosur, duke përfshirë këtu një nga pronarët e kompanisë të shpërndarjes së birrës. Për ndërhyrjen në vendngjarje krahas policisë dhe automjeteve emergjente, ishte dhe një ekip teknikësh për bomba që kontrolluar makinën e Thornton për të siguruar se ka nuk ka pasur eksploziv në bord.

r.b/NOA

KOMENTE