English

Shoferi aksidenton kalimtaren, s’i shpëton dot vdekjes

Korçë, 4 Gusht, NOA – Forcat e policisë së Korçës kanë arrestuar në flagrancë 49-vjeçarin Aleks Xega, banues në këtë qytet, pasi ka shkaktuar një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një kalimtareje.

Lami i konfirmuar prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, bën me dije se ngjarja fatale ka ndodhur konkretisht në aksin rrugor Korçë-Bilisht, tek kryqëzimi i fshatit Bitinckë.

Ka qenë pikërisht aty kur duke drejtuar mjetin e tij me targë KO 5101 B, Xega ka aksidentuar me pasojë vdekje kalimtaren Myzejen Ametlli, 56-vjeç, banuese në fshatin Zvezdë të rrethit Korçë.

Nga ana e policisë u kryen veprimet hetimore proceduriale për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal, ndërsa materialet iu kaluan prokurorisë së Korçës.

n.e/NOA

KOMENTE