Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ambasadori i ri i SHBA: Shqipëria, një histori suksesi, po ende ka shumë për të bërë (VIDEO)
English

Ambasadori i ri i SHBA: Shqipëria, një histori suksesi, po ende ka shumë për të bërë (VIDEO)

Uashington, 6 Gusht 2010 NOA - Në senatin amerikan u zhvillua një seancë për konfirmimin e z.Aleksander Arvizu si ambasador i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Arvizu, i cili është diplomat karriere, u emërua nga Presidenti Obama muajin e kaluar. Ai do t'i zërë vendin ambasadorit Xhon Uidhërs, i cili po largohet nga ky post. Arvizu e quajti Shqipërinë një histori suksesi, por i bëri thirrje politikanëve të Tiranës të shikojnë më tepër interesat e vendit, se sa rivalitetet mes tyre.

Seanca e nënkomisionit të Senatit për marrëdhënie me Jashtë u drejtua nga kryetarja e tij, Xhin Shahin dhe në të dëshmuan një numër diplomatësh të emëruar nga Presidenti Obama si ambasadorë në disa vende të Evropës.

Aleksandër Arvizu, i emëruar si ambasador në Shqipëri muajin e kaluar, tha në seancë se transformimi i Shqipërisë gjatë 20 vjetëve të fundit mund të quhet dramatik. Këto ndryshime dhe reforma të tjera të rëndësishme, tha ai, bënë që Shqipëria të meritonte anëtarësimin në NATO më 1 prill 2009.

Sot, Shqipëria është një kontribuuese në sigurinë globale dhe një aleate e besueshme e Shteteve të Bashkuara, tha z. Arvizu, i cituar nga radio Zëri i Amerikës.

Ai shtoi se kjo dëshmohet nga dislokimi kohët e fundit i 44 trupave luftarake për të luftuar krah për krah me forcat amerikane në Kandahar të Afganistanit. Ky është dislokimi i parë i trupave luftarake nga Shqipëria që nga Lufta e Dytë Botërore, duke e çuar në rreth 300 numrin e përgjithshëm të ushtarëve shqiptarë pjesëmarrës në forcën ndërkombëtare në Afganistan

Arvizu tha se Shqipëria ka ndihmuar ndjeshëm në risistemimin e personave të ndaluar në Guantanamo. Ai tha se ajo është një mbështetëse e fuqishme për integrimin e Ballkanit Perëndimor në komunitetin ndëratlantik me fushatën e saj diplomatike për të kultivuar marrëdhënie të mira me fqinjët dhe mes fqinjëve të saj, duke përfshirë Serbinë dhe Kosovën.

Në të njëjtën kohë, - tha z. Arvizu, - Shqipëria është një përkrahëse kryesore e politikës së Shteteve të Bashkuara për të shtuar numrin e vendeve që njohin Kosovën.

Ekonomikisht, tha z. Arvizu, në vitin 2009 Shqipëria ishte një prej vetëm dy vendeve në Europë, që provuan rritje ekonomike gjë që parashikohet të ndodhë edhe këtë vit.

Megjithatë, tha Arvizu, në Shqipëri ende mbetet shumë për të bërë.

Si aleate e Natos, tha ai, vendi duhet t’u përmbahet parimeve më të larta të aleancës. Ai i bëri thirrje Shqipërisë të tregojë respekt për sundimin e ligjit dhe për institucionet e pavarura. Korrupsioni, tha ai, vazhdon të jetë i lartë.

Herë pas here, theksoi z. Arvizu, duket sikur klasa politike është më e interesuar për rivalitetet brenda saj se sa për mirëqënien e vendit dhe të qytetarëve të zakonshëm.

Për një periudhë të shkurtër para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009, tha Arvizu, u bëmë dëshmitarë të një fryme bashkëpunimi mes partive por që nuk zgjati shumë. Vëzhguesit objektivë ndërkombëtarë i vlerësuan këto zgjedhje si të tilla që përgjithësisht pasqyronin vullnetin e popullit shqiptar.

Për fat të keq, tha ai, Shqipëria mbetet e mbërthyer në trashëgiminë e politikës ku ka vetëm të fituar ose vetëm të humbur dhe ku ka një mosbesim të thellë mes shumicës dhe opozitës. Ai i bëri thirrje dy palëve që të angazhohen në një dialog konstruktiv.

Arvizu tha se Shtetet e Bashkuara kanë një ndikim të konsiderueshëm në Shqipëri. Ai premtoi se, nëse konfirmohet nga Senati, do ta shfrytëzojë këtë ndikim me mençuri.

Arvizu është diplomat karriere i Shërbimit të Huaj, në rangun e këshilltarit ministror. Aktualisht, ai është drejtor i zyrës së zhvillimit të karrierës dhe pozitave në Departamentin amerikan të Shtetit. Më parë ka qenë zv/Ndihmës Sekretar në Zyrën e Çështjeve të Azisë Lindore dhe Paqësorit.

Ai ka qenë gjithashtu Zëvendës Shef Misioni në Bankok të Tailandës dhe në Pnom Pen të Kamboxhias. Ai ka shërbyer edhe në vende të tjera, si Koreja e Jugut dhe Japonia. Këtu në Uashington ai ka punuar në Këshillin e Sigurimit Kombëtar.

Zoti Arvizu ka lindur në një bazë ushtarake amerikane në Japoni dhe është rritur në Kolorado. Ai ka kryer studimet pasuniversitare në Universitetin Georgetown.

{youtube}5qR1Ke9Bgy0{/youtube}

KOMENTE