Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Edhe një i mbytur në Kukës, gjendet trupi i të ndjerit në Durrës
English

Edhe një i mbytur në Kukës, gjendet trupi i të ndjerit në Durrës

Vetëm në këto afro dy muaj të sezonit veror në vazhdim, të paktën 20 vetë kanë gjetur vdekjen nga mbytja në dete, lumenj, liqene dhe përrenj, kryesisht në Durrës, Vlorë, Shëngjin, Velipojë por dhe zonat veriore të vendit

Kukës-Durrës, 5 Gusht 2010 NOA – Trupi i 45 vjeçarit që u mbyt në Durrës, u gjet pasditen e sotme, por njëkohësisht në Kukës u gjet një tjetër trup i një të mbyturi ditën e djeshme, raportojnë korrespondentët e NOA.

Në Gjirin e Lalzit, Kadri Hasani, 45 vjeçar me banim në Tiranë, gjeti vdekjen duke u larë në det dhe pak orë më parë u gjet trupi i tij nga kërkimet e palombarëve.

Kurse në Kukës, 54-vjeçari Adem T., mësohet se është mbytur në një përrua pranë qytetit të Kukësit dhe u gjet sot pasdite i pajetë.

Policia tha se kërkimet erdhën pas denoncimit të familjarëve të të ndjerit që kërkuan ndihmë për gjetjen e viktimës. Ai u nxor pas disa orë përpjekjesh nga palombarët.

Vetëm në këto afro dy muaj të sezonit veror në vazhdim, të paktën 20 vetë kanë gjetur vdekjen nga mbytja në dete, lumenj, liqene dhe përrenj, kryesisht në Durrës, Vlorë, Shëngjin, Velipojë por dhe zonat veriore të vendit.

r.n/NOA

KOMENTE