Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kalonin mallra kontrabandë përmes Kakavijës me autobusin Klit Balkan
English

Kalonin mallra kontrabandë përmes Kakavijës me autobusin Klit Balkan

Operacioni “Fitim pa doganë II” vendos nën pranga dy shtetas të dyshuar për “Kondrabandë me mallra të tjerë”.

Tiranë, 5 gusht, NOA – Kalonin mallra kontrabandë (fotot) me autobus nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar, Kakavijë, por prangosen nga policia e Tiranës dy të dyshuar.

Arrestimi i dy të dyshuarve u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Fitimi pa doganë II”, i finalizuar me sukses nga Seksioni Kundër Krimit Ekonomik e Financiar në Policinë e Tiranës.

Dy personat e arrestuar në flagrancë për kontrabandë me mallra të tjerë, janë 39 vjeçari Ardian Haki Biba, shofer në linjën e autobuzave Tiranë – Athinë, dhe 37 vjeçari Artan Vangjel Sota, me profesion tregtar i pajisjeve elektronike në Tiranë.

Nga specialistët e këtij seksioni të policisë u konkludua pas një hetimi 3 mujor në kompaninë Klit Balkan për linjën e autobuzave Tiranë – Athinë dhe anasjelltas, se në brendësi të autobusit të kësaj linje ishin krijuar vende të posaçme për të fshehur mallrat kontrabandë me qëllim që t’i kalonin përmes pikës së kalimit kufitar të Kakavijës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan, autobuzi i Kompanisë Klit Balkan si dhe 736 mijë etiketa të detergjentëve larës të markave të ndryshme; 280 kg, me pigmente, të cilat shërbenin për prodhimin e sallamerive, të rrezikshme për shëndetin, pigmente të cilat do t’ju shiteshin dyqaneve të ndryshme në Tiranë; 18 mijë palë syze dielli të markave të ndryshme firmë; 250 copë antena dhe dekor satelitor të kompletuara; 110 adaptor, pjesë të pajisjeve elektronike; disa televizorë plazma dhe disa kamera digjitale.

Burime nga drejtoria e policisë së Tiranës, thanë për agjencinë NOA se vlera e të gjithë mallrave të sekuestruara arrijnë në masën e 200 mijë eurove.

Pas një hetimi të gjerë të shtrirë ndaj tyre, u dokumentua tërësisht se shtetasit e lartëpërmendur, porosisnin dhe transportonin mallin nga Greqia nëpërmjet pikës së kalimit kufitar Kakavijë deri në Tiranë, me qëllim shitjen e mallrave në kompani të ndryshme në Shqipëri.

Aktualisht, nga strukturat e policisë po punohet intesivisht për të identifikuar dhe kapur dhe persona të tjerë, të përfshirë në këtë aktivitet të kundraligjshëm.

Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të Ardian Bibës dhe Artan Sotës, i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës, për konsumim të veprës penale të kontrabandës me mallra të tjerë.

mit/NOA
KOMENTE