Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Në Gjirin e Meksikës, nuk derdhet më naftë
English

Në Gjirin e Meksikës, nuk derdhet më naftë

Luiziana, 5 Gusht, NOA – Më në fund, asnjë pikë naftë nuk po derdhet më në Gjirin e Meksikës, pasi ka rezultuar i suksesshëm operacioni i fundit për të mbyllur në mënyrë finale pusin e dëmtuar në këtë zonë.

Lajmi është bërë me dijeni nga drejtuesit e kompanisë britanike naftë-nxjerrëse sipas të cilëve, balta e posaçme, me të cilën është mbushur vrima prej nga rridhte naftë vazhdimisht, pengon daljen e mëtejshme të saj në sipërfaqe, ndërsa mësohet se në hapin e dytë, në vrimën e shpimit do të hidhet çimento.

Një mrekulli e tillë ndodhi plot tre muaj pasi Gjiri i Meksikës u kërcënua nga katastrofa më e madhe ekologjike e shënuar ndonjëherë sa i përket dukurisë së derdhjes së naftës në det.

Të paktën kështu është cilësuar nga ekspertët, të cilët kanë vlerësuar se që nga 20 prilli kur një pus nëndetar shpërtheu në Gjirin e Meksikës, duke lënë të vdekur në vend 11 punonjës, janë derdhur në det mëse 5 milionë fuçi naftë, sasi kjo e barabartë me 780 milionë litra në total.

"Ishte një lajm shumë i mirë, kur mësuam që përpjekjet e ndalimit përmes metodës ‘static kill’ duket se po sjellin rezultat dhe një raport i nxjerrë sot nga shkencëtarët tanë tregon se shumica e naftës së derdhur ka qenë shpërndarë, apo larguar nga uji. Pra beteja e gjatë për të ndalur rrjedhjen dhe për të mbledhur naftën, më në fund është duke iu afruar fundit", mësohet të jetë shprehur presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ndërsa mësoi lajmin.

Duke sqaruar konkretisht operacionin, “British Petrolium” konfirmoi se argjila po e mban nën kontroll presionin e naftës dhe se pompimi i naftës tashmë ja ndalur dhe ekspertët po analizojnë gjendjen në pus për të parë nëse nevojitej argjilë shtesë.

Nga ana tjetër, drejtuesit e koncernit gjigant të naftës, deklaruan se do të bashkëpunojë nga afër me personin përgjegjës që ka caktuar qeveria federale, admiralin Thad Allen, për të vendosur nëse derdhja e çimentos do të bëhet në të njëjtën mënyrë si derdhja e argjilës.

n.e/NOA

KOMENTE