Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
SHBA refuzon ftesën: Obama, jo debat televiziv me Ahmedinexhadin
English

SHBA refuzon ftesën: Obama, jo debat televiziv me Ahmedinexhadin

Uashington, 5 Gusht, NOA – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, nuk ka për të zhvilluar një debat televiziv me homologun e Iranit, Mahmud Ahmedinexhad.

Një fakt të tillë e ka bërë publik zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs, i cili hodhi poshtë publikisht thirrjen e presidentit iranian për të debatuar para mediave me homologun e tij, para mbledhjes së parashikuar të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator.

Gibs tha më tej se administrata Obama gjithmonë ka deklaruar se do të jetë e gatshme të ulet dhe të bisedojë për programin e paligjshëm bërthamor të Iranit, nëse Teherani do të ishte serioz.

“Por ky seriozitet ka munguar dhe prandaj ne nuk mund ta pranojmë një ftesë të tillë”, tha më tej ai.

Para disa ditësh, presidenti i Iranit tha se është i gatshëm të ulet ballë për ballë me presidentin Obama dhe të diskutojë çështjet globale para mediave që të shihet se kush ka zgjidhje më të mira, por duket se Uashingtoni zyrtar e ka hedhur poshtë një ide të tillë.

n.e/NOA

KOMENTE