Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Raporti i DASH: Al Kaeda, vazhdon të trajnohet dhe rekrutojë persona
English

Raporti i DASH: Al Kaeda, vazhdon të trajnohet dhe rekrutojë persona

Uashington, 6 Gusht, NOA - Pavarësisht nga goditjet e marra, Al Kaeda, organizata terroriste e themeluar nga Osama bin Laden, vazhdon të trajnohet dhe rekrutojë persona në Evropë.

Ky fakt pohohet në raportin më të ri të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili thekson se gjatë vitit 2009 “ka pësuar disa goditje të rënda”.

Duke pohuar se ndikimi i Al Kaedës ka kaluar tashmë jashtë rajonit të Pakistanit e Afganistanit, thuhet se ajo vazhdon të paraqesë kërcënimin më të madh për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo organizatë, sipas ekspertëve të DASH-it, ka një strukturë të fortë dhe fleksible, e cila synon të sulmojë interesat amerikane në SHBA dhe ato jashtë vendit.

Ndërsa për Iranin në këtë raport të DASH, thuhet se aktualisht ai është sponsori më i madh i terrorizmit.

“Teherani kërcënon Libanin, ekonominë e Gjirit Persik dhe paqen rajonale”, citon më tej raporti.

Ndërkaq, ai shton se Koreja e Veriut renditet edhe ajo në listën e zezë të vendeve që mbështet terrorizmin.

n.e/NOA

KOMENTE