Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksidentet, bilanc lufte dhe në Kosovë, pesë të vdekur në 24 orë
English

Aksidentet, bilanc lufte dhe në Kosovë, pesë të vdekur në 24 orë

Prishtinë, 7 gusht, NOA – Shkelja e rregullave të qarkullimit dhe shpejtësia e lartë, janë arsyet kryesore të aksidenteve automobilistike në Kosovë. Vetëm gjatë ditës së djeshme aksidentet u kanë marrë jetën pesë personave dhe kanë shkaktuar plagosjen e 19 të tjerëve në qytete të ndryshme, raporton Policia e Kosovës.

Aksidentet fatale kanë ndodhur në Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë dhe Prizren.

Sipas policisë një aksident ka ndodhur dje rreth orës 23:25 në rrugën nacionale afër liqenit të Badovcit.

Drejtuesi i mjetit ka kaluar normën e shpejtësisë dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në greminë. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shoferi.

Aksidenti tjetër është regjistruar po dje rreth orës 02:00 në fshatin Vlashnje të Prizrenit, ku në një aksident mes të një veture dhe një autobusi ka humbur jetën drejtuesja e veturës.

Po ashtu në fshatin Radivojc të Gjilanit dje rreth orës 17:00 një person që drejtonte një motoçikletë humbi jetën pas përplasjes me një makinë.

Kurse në fshatin Kushtovë të Mitrovicës një person ka humbur jetën mbrëmë rreth orës 22:30 pas aksidentit në mes një makine dhe një kamioni mallrash.

Pasojat e një tjetër aksidenti të ndodhur në datën 4 gusht i kanë marrë dje jetën në spital një të riu. Ai ishte aksidentuar në në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit dhe ishte shtruar në Spitalin e Prishtinës.

Nisur nga numri i madh i aksidenteve Policia e Kosovës u ka bërë thirrje sot qytetarëve të cilët qarkullojnë në rrugë me ose pa automjete, “të bëjnë kujdes dhe të tregohen të vëmendshëm në zbatimin e normave të sjelljes të sanksionuara me ligjin për sigurinë e komunikacionit rrugor”.

Nga ana tjetër, njësitet e trafikut dhe njësitet patrulluese të PK-së do të ashpërsojnë masat e gjobitjes e kjo nënkupton që nuk do të ketë kurrfarë tolerimi për kundërvajtësit të cilët nuk e respektojnë në veçanti shpejtësinë e kufizuar me shenja, njofton Policia e Kosovës.

NOA

KOMENTE