English

Europa League: Juventus do të përballet me Strum Graz

Nyon, 7 gusht, NOA - Është hedhur shorti i fundit i fazës eliminatore të “Europa League” në Nyon të Zvicrës.

Për Juventusin ndeshja e radhës do të jetë kundrejt austriakëve të Sturm Graz.

Kjo do të jetë dhe ndeshja e fundit me dy turne, që do të përcaktojë kualifikimin përfundimtar për bardhë e zinjtë në rast fitoreje.

Për sa i përket kësaj ndeshjeje kanë ardhur dhe deklaratat e para të teknikut Delneri, i cili ka theksuar se skuadra e Sturm Graz është një kundërshtar tepër i fortë dhe nuk duhet aspak të nënvlerësohet.

Ndeshja e parë midis këtyre dy ekipeve është në program më 19 gusht ndërsa sfida e kthimit do të jetë vetëm 7 ditë më pas.

r.b/NOA

KOMENTE