Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gerard Seitner: Shqipëria pa nuanca, fotografi të bëra nën vëzhgimin e Sigurimit
English

Gerard Seitner: Shqipëria pa nuanca, fotografi të bëra nën vëzhgimin e Sigurimit

Berlin, 7 gusht, DW – Gerard Seitner ka studiuar fotografi dhe ka mbrojtur diplomën me fotografi të bëra në vitin 1990 në Shqipëri.

Me këto fotografi, ai ka marrë edhe titullin “Otto Steiner”, një titull i rëndësishëm në fushën e fotografisë.

Pse shkon një i ri gjerman në Shqipërinë e vitit 1990, në një vend komunist?

Rënia e murit, që kishte ndodhur një vit më parë në Gjermani, nuk kishte mbërritur ende në Shqipëri, kur dikush më këshilloi që të shkoja Shqipëri. Të them të drejtën nuk kisha asnjë ide çfarë më priste. Kërkova të mësoja me shumë për Shqipërinë dhe mësova për DAFG (Shoqatën e miqësisë Shqipëri Gjermani). Në atë kohë në Shqipëri mund të shkohej vetëm me udhëtim në grup nëpërmjet DAFG, gjë të cilën bëra dhe unë. Unë bëra dy udhëtime në shtator 11 ditë dhe në tetor 13 ditë. Kur mbërrita për herë të parë në Tiranë, fotografia ime e parë ishte në duty free shop. Një fotografi shumë e bukur, ku unë kuptova se "atje prezantohen shumë gjëra, që në fakt nuk janë të pranishme". Kjo ishte përshtypja ime e parë, në princip.

Ç'përshtypje ju bëri ky vend?

Në Tiranë, pashë që nuk kishte makina, njerëzit tërhiqnin biçikletat. Ne shkuam në një zyrë udhëtimesh në hotel Tirana, dhe bëmë një udhëtim në jug të Shqipërisë, në Elbasan, Gjirokastër, Butrint, Korçë, Vlorë dhe shumë shpejt m'u krijua përshtypja se shumica e njerëzve ishin komunistë të vjetër, 22 vetë. Mua m'u desh të ndahesha nga grupi, për të bërë fotografitë e mia, kur njerëzit e grupit shkonin për vizitë në një muzeum, ose në Kombinatin e Elbasanit, atëherë unë dola në rrugë dhe me një kamera me format të mesëm bëja fotogafitë e mia. Ajo që vija re ishte se isha nën vëzhgim, dhe ndiqesha. Më vonë vura re se drejtuesit e grupit ishin njerëz të sigurimit.

Keni qenë herë tjetër në Shqipëri?

Në udhëtimin e dytë munda të njihem me fotografin Piro Naçe, dhe me gazetarin Fatos Maliqi, të cilët më kanë ndihmuar më 1991 dhe 1992. Rrugëtimi i tretë dhe i katërt u bë pasi mora çmimin "Otto Steiner", mora një bursë dhe kur shkova dhe atje kishte ndryshuar çdo gjë. Tani mbas 18 vjetësh shkoj sërish në Shqipëri.

Çfarë ju ka mbetur nga Shqipëria në mendje?

Ajo që dua të them është se nuk i kam njohur njerëzit e aparatit shtetëror, por kam njohur njerëzit e thjeshtë. Unë nuk kam fotografuar në Shqipëri për të treguar sa e varfër është Shqipëria, por doja të bëja punime dokumentareske artistike, ndaj përdora formatin 6x7. Kam shkuar sërish për t'i bërë fotografitë me ngjyra, ngjyrat në një vend mesdhetar janë të pranishme dhe fotografitë funksionuan edhe me ngjyra, me përjashtim të disa prej tyre. Vendosa megjithatë që fotografitë e zmadhura t'i bëja bardhë e zi dhe titulli i punës u quajt "Shqipëria vend pa nuanca". Deri më sot e shumë pak vetë e dinë dhe nuk e kanë kuptuar. Fotografitë janë të tilla që mezi shiten.

Shqipëria është një vend që më ka pëlqyer shumë. Ajo që më ka interesuar është "hapësira dhe hapësira në kohë". Më ka interesuar ajo çka është në moment prezente, që dikur zhduket, nuk ekziston më. Pas Shqipërisë kam fotografuar në Kinë, Laos, Burma, Vietnam ku kam fotografuar të njëjtat gjëra, komunizmin.

Deutsche Welle

KOMENTE