Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nënëmadhja 76-vjeçare ndjek me vrap hajdutin, ia rrëmben çantën që i vodhi
English

"Nënëmadhja" 76-vjeçare ndjek me vrap hajdutin, ia rrëmben çantën që i vodhi

Firence, 7 gusht, NOA – Një skenë tipike si ato të filmit “Nënëmadhja” që jemi mësuar të shohim në fëmijëri me gruan e moshuar që bënte çudira.

Kështu ka qenë ajo që ka realizuar një grua 76-vjeçare nga Firence e Italisë, e cila pasi një hajdut i ka rrëmbyer çantën, i është vënë pas me vrap, e ka arritur dhe madje e ka shtrirë përtokë, duke arritur që t’i marrë çantën që ai i vodhi me forcë.

Fillimisht mësohet se ngjarja ka ndodhur në një autobus të Firences, ku hajduti, një tunizian 36-vjeçar, duke pasur parasysh moshën e plakës, ndoshta mendonte se kishte zgjedhur një objektiv të lehtë.

Por nuk i ka bërë mirë llogaritë, pasi plaka 76-vjeçare i është vënë pas dhe e ka shtrirë përedhe duke i marrë çantën e saj.

''Falenderoj palestrën time, për shkak të viteve të gjata të sportit dhe të notit, që më lejuan t’i shkoj pas hajdutit'', tha plaka e vjetër.

n.e/NOA

KOMENTE