Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nxënësit shqiptarë në Maqedoni s’janë regjistruar në shkollat e mesme
English

Nxënësit shqiptarë në Maqedoni s’janë regjistruar në shkollat e mesme

Shkup, 7 gusht, NOA – Gati gjysma e nxënëse shqiptarë që kanë përfunduar ciklin e parë të studimeve nuk janë regjistruar në shkollat e mesme në Maqedoni.

Sipas Ministrisë së Arsimit, rreth 6 mijë nxënës që kanë përfunduar arsimin fillor nuk janë regjistruar në shkollat e mesme, ndërsa për regjistrim ka ngelur edhe afati i dytë i caktuar për 19 gusht.Nga të dhënat e dikasterit të arsimit, 42 për qind e nxënësve që nuk janë regjistruar janë shqiptarë, 56 për qind turq dhe vetëm 9 për qind nxënës maqedonas.

Në rast se ata nuk regjistrohen edhe në afatin e dytë, atëherë do të përballen me dënime prej 1.000 eurove, pasi që arsimi i mesëm në Maqedoni tanimë është i detyrueshëm.

Vitin e kaluar Ministria e Arsimit ka dorëzuar 900 padi penale për prindërit që nuk kanë regjistruar fëmijët e tyre në shkollat e mesme.

Siç bëhet e ditur, gjykata në disa raste ka zvogëluar dënimet prej 50 deri në 100 euro, për shkak se në këto raste është bërë fjalë për familje të varfëra.

NOA/INA

KOMENTE