Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkëputet një akullnajë nga Groenlanda, me ujin e saj SHBA do furnizoheshin 2 vjet
English

Shkëputet një akullnajë nga Groenlanda, me ujin e saj SHBA do furnizoheshin 2 vjet

Romë, 7 gusht, NOA – Një bllok akulli gjigand është shkëputur nga Groenlanda dhe është duke ecur drejt ngushticave të Nares, të vendosura rreth një mijë kilometra në jug të Polit të Veriut vetë Groenlandës dhe Kanadasë.

Sipas hulumtuesve të universitetit amerikan të Delavares, fenomeni ka nisur që dje dhe për rajonin e Arktikut, është i pashembullt për gati 50 vjet.

Ishulli i ri i formuar nga një prej akullnajave të mëdha në Groenlandë ka një sipërfaqe prej 260 kilometra katrorësh dhe në disa vende, arrin edhe një trashësi prej rreth 200 metrash.

Sipas shkencëtarëve amerikanë, në qoftë se ai shkrin, mund të ushqejë rubinetat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke i lënë vazhdimisht të hapura për rreth dy vjet.

Andreas Muenchov, profesor i oqeanografisë në universitetin e Delavarit, tha se nuk mund të dijë me siguri nëse ishull i ri është një pasojë e ndryshimeve klimatike.

“Kjo nuk është edhe e qartë dhe nuk dihet se çfarë do të ndodhë me këtë akullnajë të madhe lundruese. Mund të shkrihet ose të thyhet në blloqet progresivisht, e gjithashtu mund të përfundojë duke krijuar pengesa për navigacion”, tha ai.

n.e/NOA

KOMENTE