English

Zbulon në Facebook se burri i është martuar

Uashington, 7 gusht, NOA – Prej kohësh kishte dyshime se burri e tradhtonte. Kështu gruaja, me profesionin psikologe i hyri punës për të gjetur emrin e të dashurës së burrit. Pasi gjeti disa të dhëna për emrin, hapi i parë ishte kërkimi në internet dhe në Facebook.

Por çudia nuk ishte se gjeti të dashurën e burrit në Facebook, por arriti të zbulonte dhe fotot e dasmës së burrit të saj me rivalen që ja kishte marrë. Ngjarja ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe gruaja që zbuloi se burri i saj ishte martuar është 41 vjeçarja Lynn France.

Por fotot e gjetura në Facebook i shërbyen 41 vjeçares për të nisur dhe procesin gjyqësorë. Ajo paraqiti fotot ku burri i saj i ligjshëm martohej me në prani të shumë personave dhe dëshmitarëve.

Por nuk vonoi dhe përgjigja e bashkëshortit, i cili i tha gjykatës se bëhej fjalë për një shaka që e kishte organizuar ai me miqtë. Ai nuk e fshehu se kishte një lidhje jashtë martese, por hodhi poshtë mundësinë se ishte martuar sërish.

NOA

KOMENTE