Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tentoi të vjedhë makinën, arrestohet 22 vjeçari
English

Tentoi të vjedhë makinën, arrestohet 22 vjeçari

Shkodër, 8 gusht, NOA – Një 22 vjeçar nga Shkodra është arrestuar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në tentativë për të vjedhur një makinë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg” rreth orës 01:00 dhe personi i arrestuar quhet Sokol Shkëmbi.

Policia ka arritur ta arrestojë atë një orë e gjysmë pas sinjalizimit për vjedhjen e makinës. Por veç akuzës për vjedhjen e makinës Shkëmbi do të përballet dhe me akuzën për armëmbajtje pa leje.

Kjo pasi në momentin e arrestimit dhe më pas gjatë kontrollit në banesën e tij i janë gjetur një thikë dhe fishekë pistolete e automatiku.

“Në momentin e kapjes, nga ana e shërbimeve tona policore, autorit i është gjendur një thikë, një palë doreza dhe pas kontrollit të ushtruar në banesë u gjenden dhe u bllokuan në cilësinë e provës materiale një krehër pistolete me shtatë fishekë, dhe shtatë fishekë të tjerë dhe një fishek automatiku”, thuhet në njoftimin e policisë së Shkodrës.

NOA

KOMENTE