Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Akbar Ganji nderohet me çmimin Hero i Lirisë së Shtypit
English

Akbar Ganji nderohet me çmimin "Hero i Lirisë së Shtypit"

Vjenë, 9 gusht, NOA - Gazetari dhe disidenti i njohur iranian, Akbar Ganji, është nderuar sot me çmimin "Hero i Lirisë së Shtypit Botëror”, nga Instituti Ndërkombëtar i Medias në Vjenë.

I lindur më 31 janar 1960 në provincën iraniane të Qazvin, ka qenë i përshkruar si disident politik i Iranit dhe një gazetar popullor pro-demokratik që ka kaluar rregullisht "vijat e kuqe" të shtypit.

Ai publikoi një seri tregimesh mbi vrasjen e autorëve disidentë të njohur si “Vrasjet zinxhir të Iranit”.

Ndërsa në burg ai lëshoi një manifest duke bërë thirrje për një zëvendësim të sistemit teokratik të Iranit me demokraci.

Duke qenë quajtur qytetar nderi i shumë qytete evropianeve, Ganji ka fituar çmime ndërkombëtare për punën e tij, përfshirë “Çmimin e Lirisë” nga Shoqata Botërore e Gazetave Penartë; Çmimin për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut etj.

Ganji kaloi gjashtë vite në burgjet iraniane pas një serie artikujsh që lidhnin qeverinë me vrasjet e intelektualëve dhe disidentëve në vitet '80-të e '90-të.

Ai doli nga burgu në vitin 2006 dhe menjëherë u largua nga vendi.

n.e/NOA

KOMENTE