Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durrës, aksidenton dhe largohet nga vendngjarja, në pranga drejtuesi i automjetit
English

Durrës, aksidenton dhe largohet nga vendngjarja, në pranga drejtuesi i automjetit

Durrës, 9 gusht, NOA – Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një shtetas i cili duke udhëtuar me automjetin e tij ka aksidentuar një person.

Arrestimi i 46 vjeçarit Fundim Driza është bërë i mundur nga forcat e policisë sot, në orën 01.00 pas mesnate.

I arrestuari banues në Shijak, sipas të dhënave dje rreth orës 14.00 të drekës, ndërsa po kalonte në fshatin Xhafzotaj, me automjetin e tij me targë DR1336D ka aksidentuar përballë servisit “BMW”, në fshatin Xhafzotaj të Durrësit, 32 vjeçarin nga Vora me iniciale D.R.

E keqja është se drejtuesi i automjetit në mënyrë të papërgjegjshme pas aksidentit të shkaktuar nga ai vetë është larguar nga vendngjarja duke e lënë të aksidentuarin në mes të rrugës.

Por, në bazë të informacioneve policia ka mundur të mësojë targën e makinës që shkaktoi aksidentin duke prangosur pas disa orësh drejtuesin e makinës.

I aksidentuari është dërguar menjëherë për të marrë ndihmën e shpejtë në Spitalin Ushtarak në Tiranë dhe ndodhet ende aty jashtë rrezikut për jetën.

Ndaj të arrestuarit rëndojnë akuzat për konsumim të veprave penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe largimit nga vendi i aksidentit.

mit/NOA
KOMENTE