English

Femrat e bukura, nuk preferohen për punët e vështira

Nju Jork, 9 Gusht, NOA – Ato mund të jenë vërtet të bukura, por jo gjithmonë mund të fitojnë dhe të jenë të parat.

Duket se fati u buzëqesh edhe femrave që nuk janë tërheqëse, sidomos kur bie fjala për të ushtruar profesione të tilla si inxhiniere mekanik ose shofere.

Profesione këto të konsideruara të përshtatshme për gratë si meshkuj, duket se i bëjnë ato të ndihen më mirë dhe më të vlerësuara se mikeshat e tyre me buzëkuqe dhe taka, të cilave ua shkelin syrin të gjithë meshkujt kur kalojnë në rrugë.

Një përfundim i tillë është arritur gjatë një hulumtimi të kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas të cilit, femrat tërheqëse nuk janë të mirëpritura në punët që u përkasin meshkujve, si mekanike, hidraulike, shofere etj.

Studimi pohon se për këtë kategori, të përshtatshme janë punët si shefe nëpër zyra, mësuese, dentiste etj.

n.e/NOA

KOMENTE