Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosovë, arrestohen dy të dyshuar për keqpërdorim të kartave të bankës
English

Kosovë, arrestohen dy të dyshuar për keqpërdorim të kartave të bankës

Bazuar në hetimet e deritashme, ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit në mënyrë të paligjshme janë futur në sistemin kompjuterik dhe përmes Internetit kanë bërë keqpërdorimin e kartelave të kreditit duke përvetësuar shuma të konsiderueshme parash nga llogaritë e qytetarëve të shteteve të ndryshëm, dhe ata nga SHBA-ja, Britania e Madhe, Pakistan, Kuvajt etj.

Gjilan, 9 gusht, NOA - Pas katër muajsh hetime Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit të Kosovës, pikërisht njësia e Gjilanit, ka identifikuar një grup personash të dyshuar për përfitim të paligjshëm nga llogaritë bankare të qytetarëve të tjerë.

Burime zyrtare nga kjo polici thanë për agjencinë NOA se policia ka arrestuar dy të dyshuar dy 22 vjeçarë, i pari me iniciale R.SH. dhe i dyti me A.M.

DHKEK, njësia e Gjilani i ka ekzekutuar dy urdhërarrestet ka bastisur shtëpitë e dy të dyshuarve si dhe një lokal internet Kafe.

Pas kontrollit policia sekuestroi dy kompjutera, 4 Fleshe dhe 69 CD.

Sipas policisë këto pajisje kompjuterike dyshohet, që përdoreshin nga të dyshuarit si “Hakera”, për kryerjen e veprës penale të lëshimit të Çeqeve pa mbulesë ose të rreme dhe keqpërdorimin e kartelave të Bankës apo Kreditit.

Bazuar në hetimet e deritashme, ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit e lartpërmendur në mënyrë të paligjshme janë futur në sistemin kompjuterik dhe përmes Internetit kanë bërë keqpërdorimin e kartelave të kreditit duke përvetësuar shuma të konsiderueshme parash nga llogaritë e qytetarëve të shteteve të ndryshëm dhe atë nga SHBA- ,Britania e Madhe,Pakistan, Kuvajt, etj.

Nga grupi i personave të dyshuar policia deri më tani ka intervistuar 8 persona, kurse dy të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit policor me dyshimin se ata kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme shumën prej 15 000 €

mit/NOA
KOMENTE
  • Granit Shehu15:34 - 02 Janar 2011
    shum bukur e paski tung nga granit shehu