Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Njohjet e Kosovës: Opozita kritika qeverisë për mungesë strategjie. Hyseni paralajmëron njohje të reja
English

Njohjet e Kosovës: Opozita kritika qeverisë për mungesë strategjie. Hyseni paralajmëron njohje të reja

Prishtinë, 9 gusht, NOA – Ndërsa opozita e Kosovës kritikon qeverinë dhe diplomacinë kosovare për mungesën e strategjisë dhe mosmenaxhim të mirë të mendimit këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në favor të rritjes së njohjeve të reja të pavarësisë së Kosovës, ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, deklaroi sot në mbledhjen e kabinetit qeveritar se aktiviteti i tij diplomatik pas GJND-së po jep shenja të qarta se njohjet e Kosovës do të vijnë shumë shpejt.

“Në dhjetëra takime, që kam zhvilluar me misionet e përhershme pranë OKB-së, nga vende të ndryshme të botës është dhënë zotimi se njohja e Kosovës si shtet i pavarur e sovran, do të vijë shpejt. Dhe, pa përjashtim, të gjithë ato shtete janë në fazën e shqyrtimit të kërkesës së Kosovës për njohje dhe tashmë pas mendimit të GJND-së janë hequr të gjitha barrierat ligjore për ta bërë njohjen”, theksoi ministri i Jashtëm i Kosovës.

Ai theksoi se në këtë frymë njohjesh erdhi edhe takimi me ambasadorin e Kinës në Kombet e Bashkuara, vend i cili ende nuk e ka njohur Kosovën, rezultoi shumë i frutshëm, krahasuar me takimet e mëparshme.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi duke theksuar pritjen që njohjet e Kosovës të shtohen pikërisht para sesionit të OKB-së, në shtator, tha ndër të tjera se se“Mendimi i GJND-së është e vërtetë se do të ketë ndikim në njohjet nga shtetet, që nuk e kanë bërë një gjë të tillë, por mendimi i GJND-së ka më shumë ndikim në bazamentin e ndërtimit të shtetit të Kosovës përballë të drejtës ndërkombëtare. Jemi në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me shtetet, jemi edhe përmes partnerëve tanë ndërkombëtarë dhe mendoj se ky proces është i pandalshëm”, nënvizoi Kuçi.

Ndërsa opozita kosovare i ka drejtuar kritika Qeverisë, pasi nuk i ka përfillur kërkesat e opozitës për një strategji pas GJND-së, duke saktësuar se edhe mungesa e njohjeve pas vendimit pozitiv në Hagë, sipas opozitës, është pasojë e përgatitjeve jo të mira dhe mos pasjes së një strategjie të qartë nga Prishtina zyrtare.

Kosovën e kanë njohur deri më sot 69 shtete, ndërsa sipas paralajmërimeve shtetin e ri pritet ta njohin shumë shpejt 10 shtete të tjera, emrat e të cilëve përveç numrit të tyre ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

mit/NOA
KOMENTE