Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sherri mes grupesh, një i ri në reanimacion
English

Sherri mes grupesh, një i ri në reanimacion

Korçë, 9 gusht, NOA – Forcat e policisë së Korçës kanë arrestuar në flagrancë 23-vjeçarin Daniel Kodra, në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi dyshohet se është implikuar në një sherr me armë dhe thika të ndodhur në fshatin Pulahë të këtij rrethi.

I linduri në këtë fshat, mësohet se në orët e vona të mbrëmjes së djeshme pas një konflikti për motive të dobëta midis dy grupesh të rinjsh, ka goditur me thikë 20-vjeçarin Armando Hasankolli, banues në fshatin Floq.

Siç raportohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore, i lënduari ka pësuar dëmtime të rënda për jetën dhe aktualisht, ndodhet në spitalin e Korçës në repartin e reanimacionit.

Ndërkaq, pas këtij konflikti, 20-vjeçari tjetër me emrin Mehmet Arifi, banues në fshatin Pulahë, mësohet se kë qëlluar me armë zjarri automatik për të trembur palën kundërshtare në konflikt.

Nga ana e policisë u kryen veprimet hetimore proceduriale për veprën penale të “Plagosjes së rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88/1 i Kodit Penal, në ngarkim të Daniel Kodras dhe veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal.

Ndërsa po vazhdon puna për kapjen e autorit tjetër të kësaj ngjarje, materialet iu kaluan prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE