Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dasma, largohet orizi. Nga SHBA vjen tendenca e re: “Dasma flutur”
English

Dasma, largohet orizi. Nga SHBA vjen tendenca e re: “Dasma flutur”

Tiranë, 10 gusht 2010, NOA - Harrojeni hedhjen e orizit nëpër dasma. Tani nga SHBA vjen tendenca e re: “Dasma flutur”, për të festuar martesën me fluturimin e fluturave. Bëhet fjalë për flutura të lira për ta bërë kuadrin e çiftit të paharrueshëm pa hedhjen tradicionale të orizit. Përdoren, në fakt, vetëm flutura autoktone, të cilat në momentin që lirohen janë në gjendje të vazhdojnë jetën e tyre normale në mjedisin ku ata janë.

Fluturat duhet të porositen kohë më parë, pasi fermerët duhet të jenë në gjendje për të siguruar numrin e duhur e larminë e ngjyrave.

Tendenca e re duket se ka prekur dhe Evropën. Sipas Konfederatës së Fermerëve në Itali kjo mënyrë e ere festimi nëpër dasma mund të gjejë vend shumë shpejt dhe në festa të tjera si ajo e diplomimit apo e ditëlindjes.

Kostoja për kutitë e fluturave ndryshon 500-1000 euro: mesatarisht çdo flutur paguhet 6 euro dhe është llogaritur që përdorimi i tyre do të përhapet.

a.e./NOA

KOMENTE