English

Kalon limitin e shpejtësisë, rrezikon 1 milion franga gjobë

Zvicër, 11 gusht NOA - Një automobilist suedez rrezikon një dënim me një gjobë prej 1 milion frangash zvicerane dhe kjo pasi u kap me anë të një aparati fotografik teksa kalonte më një shpejtësi prej 290 kilometër për orë.

Shoferi po udhëtonte në bordin e një Mercedesi dhe u ndalua përgjatë A12 në mes të Bernës dhe Lozanës ku limiti i shpejtësisë ishte 120 kilometër për orë.

Nuk ka statistika, por duket të jetë një rekord për Zvicrën. Personi më pas u lirua, por ai do të përballet në gjykatë me organet kompetente. Atij aktualisht i është marrë patenta dhe makina i është sekuestruar.

r.b/NOA

KOMENTE