English

Mbi 100 persona dalin krejtësisht të zhveshur në Parkun e Lojërave te “malet ruse”

Britani e Madhe, 11 Gusht NOA - Mbi njëqind persona krejtësisht të zhveshur, kanë kryer xhiron e bukur në të ashtuquajturat “malet ruse” në parkun e lojërave në Essex.

Në këtë mënyrë është arritur të regjistrohet një rekord botëror.

“Parada e vështirë” siç u cilësua dhe nga tabloidi britanik “The Sun”, u zhvillua ditën e djeshme në malet ruse të “Green Scream” me qëllim bamirësie, i cili ishte ai i të mbledhurit të 22 mijë eurove për t’i ardhur në ndihmë një departamenti onkologji të spitalit.

r.b/NOA

KOMENTE