English

Porti i Durrësit, kapet me një armë sportive në bagazhe, arrestohet 27 vjeçari

Durrës, 10 gusht, NOA – Një 27 vjeçar nga Durrësi është kapur sot në flagrancë me armë në bagazhet e tij, ndërsa kishte mbërritur me tragetin e linjës Bari-Durrës, në Portin e Durrësit.

Burime nga policia portuale thanë për agjencinë NOA se bëhet fjalë për të riun, Elton Mena, banues në fshatin Armath të komunës së Manzës, në Durrës.

Sipas policisë së Portit të Durrësit, 27 vjeçari u kap në flagrancë në orën 11:20 në terminalin e pasagjerëv, ku gjatë kontrollit të bagazheve në skaner për pasagjerët që kishin mberritur me tragetin e linjës Bari-Durres, iu kap në flagrancë një armë pistoletë tip ”Bereta-Bruno”, model 92, kaliber 8 mm, dhe një kuti me 27 copë fishekë.

Nga verifikimet paraprake rezultoi se kjo armë hynte tek armët sportive dhe ky shtetas nuk dispononte leje për të.

Materialet iu kaluan për ndjekje të mëtejshme Seksionit të Parandalimit dhe Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë së Durrësit.

27 vjeçari akuzohet për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjuetisë dhe sportive.

mit/NOA
KOMENTE