English

Protesta bllokon rrugën Vlorë-Sarandë

Vlorë, 10 Gusht, NOA – Në pikun e sezonit të verës, kur aksi Vlorë-Sarandë kthehet në një nga më të frekuentuarit për pushuesit e rivierës shqiptare, një protestë e ka bërë tërësisht të pakalueshëm atë në orët e paradites së sotme.

Bëhet fjalë për një protestë të organizuar nga banorët e fshatit të Dukatit, të cilët kanë dalë në shesh për të kërkuar të drejtën e pronës, që sipas tyre, ende nuk u është plotësuar duke ua lënë tërësisht të pazgjidhur.

Siç bën me dijeni korrespondenti i agjencisë së Lajmeve NOA nga vendngjarja, bllokimi i aksit rrugor nga banorët e fshatit të Dukatit ka bërë që i gjithë aksi Vlorë-Sarandë të bëhet i pakalueshëm dhe mijëra makina të qëndrojnë në radhë njëra pas tjetrës pa patur mundësi për të lëvizur.

Përveçse irritimit të shoferëve të cilët po qëndrojnë në vend për orë të tëra, kjo skenë nuk duket se lë një shenjë aspak të mirë për imazhin e vendit dhe rivierës sonë në kulmin e sezonit turistik... (vijon).

n.e/NOA

KOMENTE