Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Skema e skandalit korruptiv të Vokshit, “Shteti i korrupsionit të motrave”
English

PS: Skema e skandalit korruptiv të Vokshit, “Shteti i korrupsionit të motrave”

Tiranë, 10 gusht, NOA – Duke e cilësuar si “korrupsioni i motrave” selia rozë denoncoi rishtaz deputeten Albana Vokshi dhe skandalin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit ku është përfshirë ajo, me një tjetër fakt të ri që i vishet dosjes së abuzimeve.

Deputeti i Partisë Socialiste, Besnik Baraj, deklaroi se skema e re për të përfituar në mënyrë abuzive në këtë vend është e thjeshtë: Ajo e familjes Vokshi.

Baraj theksoi se “Njëra motër këshilltare e Berishës, që mban vendin e kryeministrit dhe motra tjetrër Drejtoreshë e Ministrit të Ekonomisë, që propozon koncesionet, dhe koncesionet i jepen kunatit. Kjo është skema korruptive e Shtetit të Motrave”.

Duke iu referuar fakteve, Baraj tha se “Mimoza Vokshi drejtoreshë sugjeron, Albana Vokshi këshillon dhe Berisha në karrigen e kryeministrit firmos për burrin e motrës së vogël Vokshi, pra për bashkëshortin e Albanës. Kjo është skema për të përfituar 4 miliard dollarë pasuri të shqiptarëve”.

Baraj i ka kërkuar ndërkaq kryeministrit Berisha të mos heshtë por të flasë, pasi firmën për këto 4 mld dollarë pasuri publike, e ka vënë ai.

“Berisha sot duhet t’u japë llogari shqiptarëve si ka firmosur pikët bonus, vetëm e vetëm, që burri i Albanës të merrte katër koncensione në naftë dhe gaz, po ashtu edhe dy Hidrocentrale? Si shpjegohet heshtja e Berishës kur çdo ditë e më shumë po vërtetohen thyerjet e rekordeve të korrupsionit nga njerëzit e oborrit të tij? Ky rrjet i ndërlidhur ngushtë mes shtresave të pushtetit, biznesit dhe familjes politike të Berishës po i drejton të gjitha hipotezat mbi korrupsionin drejt Kryeministrisë”, theksoi Besnik Baraj.

Deputeti socialist tha se bashkëautorësia korruptive në rastin Vokshi është e pastër dhe e publikuar.

Dyshimet, sipas Barajt, mbeten vetëm tek mënyrë si janë ndarë përfitimet korruptive për atë, që hedh firmën, pra se si është ndarë përfitimi mes kryeministrit e motrave Vokshi, për 4 mld dollarë pasuri publike.

Deputeti i PS-së, Besnik Baraj i ka kërkuar rishtas institucioneve të drejtësisë të hetojnë mbi këtë aferë të pastër korruptive që implikon kryeministrin Berisha dhe përfaqësues të mazhorancës, duke garantuar se me kthimin e opozitës në pushtet çdo konçesion e privatizim i bërë nga qeveria e Berishës do të zhvlerësohet.

“Shteti i motrave ka detyrimin ligjor të përgjigjet! Nëse sot organet e drejtësisë janë të sunduar dhe të gjunjëzuar nga shteti i motrave e nuk hetojnë e japin llogari për çështjet Vokshi e Prifti, nëser qytetarët shqiptarë të jenë të bindur se çdo koncension e privatizim korruptiv do të zhbëhet”, siguroi deputeti i Partisë Socialiste, Besnik Baraj.

mit/NOA
KOMENTE