Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zgjatja e krizës, BE dërgon në shtator në Tiranë vetë kryediplomaten Ashton
English

Zgjatja e krizës, BE dërgon në shtator në Tiranë vetë kryediplomaten Ashton

Bruksel, 10 gusht, NOA/ Eglantina Nasi - Vazhdimi i krizës politike, e cila që prej verës së kaluar mban peng zhvillimet në Shqipëri, do ta kthejë vendin tonë sërish në vëmendjen e Brukselit zyrtar.

Kështu, burime konfidenciale bëjnë me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA, se një delegacion i posaçëm të Bashkimit Evropian do të mbërrijë në Tiranë në muajin shtator, për të rinisur sërish hetimin në terren të faktorëve që kanë krijuar të ashtuquajturën krizë politike, e cila megjithë nismat e ndërmarra tek-tuk për marrëveshje mes palëve, ende nuk ka shënuar ndonjë zgjidhje të saj.

Burimet shtojnë më tej, se këtë herë shqetësimi i Brukselit duket të jetë shumë i madh dhe këtë e tregopn fakti që delegacionin në fjalë do ta kryesojë vetë shefja e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Katerinë Ashton.

Mësohet se ka për të qenë pikërisht ajo, e cila do të marrë përsipër misionin e dëgjimit nga afër të pretendimit të palëve, dhe për të përgatitur më pas një raport mbi përparimin e Shqipërisë dhe situatën aktuale politike në vend.

Që nga qershori i vitit të kaluar, kohë në të cilën u mbajtën edhe zgjedhjet e përgjithshme, Partia Socialiste ka refuzuar njohjen e tyre dhe kërkon transparencën e këtij procesi zgjedhor, e në një kohë kur vendi po përgatitet për zgjedhjet e afërta lokale, kjo çështje ende nuk është sqaruar.

Megjithëse palët kanë ndërmarrë takime negociuese mes tyre, siç ka qenë edhe ai ë bëri shumë bujë në restorant “Krokodil” në Strasburg, mes Berishës dhe Ramës në prani të komisionerit evropian, Stefan Fule dhe dy krerëve të grupeve parlamentare kryesore në Parlamentin Evropian, apo i i fundit mes dy krerëve të grupeve parlamentare shqiptare, Astrit Patozi dhe Grmoz Ruçi, zgjidhja nuk është shfaqur asnjëherë si e tillë, përveçse e ka zgjatur edhe më tej diskutimin rreth mënyrës së finalizimit të saj.

Ndërkaq, mësohet se delegacioni i Bashkimit Evropian që pritet të mbërrijë në shtator në vendin tonë, pritet se në kuadrin e vëzhgimit të debatit për zgjidhjen e krizës politike në vend, do të kryejë në të njëjtën kohë edhe një vëzhgim nga afër për shkallën e përmbushjes së kritereve nga pala shqiptare mbi heqjen e regjimit të vizave Shengen.

Në këtë kuptim, kjo vizitë e kryesuar nga kryediplomatja evropian Ashton në vendin tonë, paraqet një rëndësi mjaft të madhe dhe duhet analizuar me shumë kujdes nga kampet politike në vend.

Bashkimi Evropian herë pas here ka dërguar në vendin tonë gjatë kësaj periudhe misione vëzhguese apo raporterët e tij, për të parë nga afër situatën politike, të cilët kanë hartuar edhe raporte të posaçme rreth zgjidhjes së krizës që e ka kapluar atë prej më shumë se një viti.

n.e/NOA

KOMENTE