Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Abkhazi dhe Osetia e Jugut, Rusia vendos mbrojtje raketore
English

Abkhazi dhe Osetia e Jugut, Rusia vendos mbrojtje raketore

Moskë, 11 gusht, NOA – Rusia vendosi raketa të sofistikuara mbrojtëse në Abkhazi, një rajon pro rus sikundër edhe Osetia Jugore.

Këtë e bëri të ditur sot komandanti i Forcave ajrore të Rusisë, Aleksandër Zelin, i cili tha se Rusia ka vendosur raketa ajrore S-300, për të mbrojtur territorin e Abkhazisë.

Gjenerali Zelin nënvizoi ndër të tjera se trupat ruse, që po përdorin sistemin raketor në Abkhazi, do të punojnë bashkë me sistemin e mbrojtjes ajrore të ushtrisë ruse.

Sipas gjeneralit rus, ky bashkëpunim, synon, që t’i ofrojë Abkazisë dhe Osetisë së Jugut, dy krahinave pro ruse, mbrojtje kundër sulmeve ajrore.

Por, vendimet e Rusisë për mbrojtjen e territoreve të lartpërmendura janë pritur me shqetësim nga Tbilisi zyrtar, pasi dy krahinat Abkhazia dhe Osetia e Jugut zyrtarisht janë pjesë e Gjeorgjisë.

Por, parlamenti rus në vitin 2008, pas luftës me Gjeorgjinë, vendosi njohjen e dy zonave gjeorgjiane si shtete të pavarura.

mit/NOA
KOMENTE