Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
EULEX-i si një prezervativ i skaduar
English

EULEX-i si një prezervativ i skaduar

EULEX-i po tregohet efikas në luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar aq sa mund të jetë i sigurt kundër shtatzënisë së padëshiruar një kondom me afat të skaduar dhe me 358 vrima në të!

Nga Behxhet Sh. Shala

Tiroli, Kvebeku, Kashmiri, Tibeti, Qiproja dhe Mitrovica!

Qiproja e Mitrovicës dhe Hilandari i Graçanicës:

Siç po e vëreni lexues të nderuar, titulli por edhe nëntitulli i parë i këtij shkrimi janë thjesht shprehje gjeografike por me implikime të shumta politike. Edhe Kosova është një shprehje gjeografike. Statusi i Kosovës, para shpalljes së kësaj pavarësie që e kemi sot ndërlidhej shumë me vendet që i përmenda më lart por edhe sot ka ruajtur një lidhje me to! Kosovës i ofrohej modeli i Tirolit Jugor sipas gjermanofolësve apo Alto Adixhes, sipas italofolësve. Kosovës i mohohej e drejta që përmes referendumit të vendosë për të ardhmën e saj ndërsa kjo e drejtë i njihej Kvebekut në Kanada. Fuqitë e mëdha e ndanë Kosovën nga Shqipëria ashtu siç e ndanë Kashmirin nga Pakistani dhe i bashkëngjitën Indisë. Në kohën e okupimit të Kosovës nga Serbia, qytetarët e Kosovës trajtoheshin sikur qytetarët e Tibetit. Ua shkilnin në mënyrën më të vrazhdë të drejtat elementare të njeriut. Modeli i Qiprosë për Kosovën është përfolur shumë nga disa politikanë serbë, ndërkombëtarë, madje edhe shqiptarë! Edhe sot po spekulohet me të madhe për ndarjen e Kosovës apo qiprizimin e saj! Asnjëherë nuk kam besuar e as që besoj se Kosova mund të ndahet në formën që asaj do t’i shkëputet një pjesë e territorit, në rastin konkret veriu i saj. Kur e them këtë i kam parasysh disa faktorë e jo se ne jemi të gatshëm apo të vendosur ta mbrojmë këtë territor që aktualisht e ka statusin e Gazës ngase është e okupuar nga Serbia. Kualifikim ky i rëndë për ata që thonë se Kosova është e pavarur dhe sovrane por ky është realiteti i cili vështirë se mund të ndryshojë në një të ardhme të afërt në përputhje me dëshirat dhe pritjet tona! Ndonëse Mitrovica është ndarë në Rambuje dhe me Marrëveshjen e Kumanovës, janë lëshuar dy raste që me një çmim të caktuar do të sillte ndryshime pozitive në terren. I pari është ai i vitit 2000 kur thuaja e tërë Kosova marshoi në drejtim të Mitrovicës por kjo gatishmëri për ta ç(l)iruar këtë pjesë të Kosovës u pengua pikërisht nga politikanët kosovarë me prejardhje shqiptare të cilët këtë pastaj e materializuan me poste politike dhe pasuri ( natyrisht të vjedhur) përrallore! Rasti i dytë ishte ai i marsit të vitit 2004. Për dallim nga ngjarjet e vitit 2000 të cilat ishte paqësore, ngjarjet e marsit të vitit 2004 ishin të dhunshme. Politikanët kosovarë me prejardhje shqiptare edhe kësaj radhe mbajtën qëndrim qyqarë sikur politikanët e Jugosllavisë me prejardhje shqiptare gjatë ngjarjeve të vitit 1981 dhe 1989. I gjykuan si kundërevolucionare, terroriste dhe kundër Kosovës multietnike ( vëllazërim – bashkimit). Pas kësaj nuk u ndanë shumë keq. Botërisht u lavdëruan nga “miqtë” ndërkombëtarë ndonëse e dinin se këto ngjarje nuk ishin as kundërrevolucionare, as terroriste e as kundër serbëve por u kishte ardhë thika në fyt për shkak të gjendjes së krijuar. Ndonëse në këto ngjarje u vranë 11 shqiptarë, 8 serbë dhe u mbytën në lumen Ibër 3 fëmijë shqiptarë, asnjëherë nuk u zhvilluan hetimet për zbardhjen e këtyre vrasjeve! Hetimet u zhvilluan dhe u shqiptuan dënime vetëm për krimet ndaj serbëve!

Pse nuk mund të ndahet Kosova :

Serbët që jetojnë në veriun e Kosovës kanë autonomi e shkuar autonomisë. Kufirin me Serbinë e kanë kufi administrativ ndërsa ate me Kosovën as që e llogarisin kufi. Në raport me ligjin sillen sikur të ishin ndërkombëtarë sepse kanë imunitet dhe janë mbi ligjin. E kanë liruar veten nga taksat, nuk paguajnë për shpenzimet publike dhe kur të duan rrahin shqiptarë që kanë mbetur atje, i shpërngulin me dhunë, nuk lejojnë ndërtimin e infrastrukturës, vrasin madje edhe ndërkombëtarë, okupojnë gjykatën duke mos i lejuar gjykatësit shqiptarë të kthehen në vendet e tyre të punës! Për pike të qejfit ua fusin zjarrin pikave doganore. Veturat i kanë të paregjistruara, si në kohën e Knjaz Milloshit. Paguhen nga buxheti i Kosovës dhe ai i Serbisë si dhe nga fondet ndërkombëtare. Organizojnë zgjedhje të Serbisë në Kosovë dhe për këtë askush nuk guxon t’ua prishë tymin e duhanit! E pse të ndahen këta kur e kanë situatën që e dëshirojnë?! Pse t’i bashkangjiten Serbisë e që nënkupton përgjegjësi para ligjit? Për një strukturë normale gjendja në Mitrovicën e veriut vërtet do të konsiderohej e padurueshme ndërkaq për një mjedis ku lulëzon krimi i organizuar, kontrabanda, trafikimi, korrupsioni, ligji i të fortit dhe i cili ofron strehim për kriminelët e të gjitha profileve dhe përkatësive etnike, kjo gjendje e tashme është dhuratë prej zotit!

As Serbia nuk ka ndonjë interes ta shkëpusë këtë territor të Republikës së Kosovës sepse nuk i duhet asgjë ngase e kontrollon 100%. E përdorë si mundësi për përfitim politik dhe material nga ndërkombëtarët dhe në të njëjtën kohë e forcon jofunksionalitetin e Kosovës si shtet. Përmes veriut mbanë lidhje me enklavat serbe në brendi të Kosovës duke i kontrolluar ato.Pakoja e Ahtisarit ua mundëson këtë. Serbët në mënyrë selektive e zbatojnë Ahtisarin duke e lidhur me interesin që e kanë! Nëse, hipotetikisht ndodhë që të shkëputet veriu i Kosovës atëherë humbësit më të mëdhenj do të ishin serbët e enklavizuar të Kosovës sepse do të detyrohen të shpërngulen nga Kosova. Ardhmëria e tyre në Kosovën e ndarë do të ishte shumë e diskutueshme. Kjo gjendje, e tillë siç është e që cilësohet nga ndërkombëtarët si stabile u sjell kredi politike politikanëve aktualë në Serbi të cilët nga ndërkombëtarët llogariten si të matur dhe bashkëpunues! Ndërkombëtarët, përkatësisht ata që janë vendimmarrës me këtë gjendje e sigurojnë bashkëpunimin edhe të Beogradit, edhe të Prishtinës duke e mbajtur situatën nën kontroll dhe duke blerë kohë! Atyre u intereson që situata e sigurisë të menaxhohet dhe për këtë pa asnjë hezitim bashkëpunojnë me strukturat paralele serbe. Me ruajtjen e status quosë në veri të Kosovës, politikanët e Serbisë e ruajnë pushtetin duke siguruar përkrahjen ndërkombëtare! Po të ndahej Kosova do të krijohej një situatë tjetër e cila do ta përshpejtonte bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Aktualisht askush që ka fuqi vendimmarrëse nuk është i interesuar për këtë bashkim e që automatikisht nënkupton që është edhe kundër ndarjes së Kosovës! Paradoksalisht duket se është i vërtetë fakti se politika e Serbisë (nëse bën gabime kardinale si deri sot) është ajo që mund ta unifikojë qëndrimin e faktorëve vendimmarrës ndërkombëtarë për domosdoshmërinë e bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë. Oligarkët në Kosovë dhe Shqipëri e kundërshtojnë këtë bashkim që do të ishte gjëja më e natyrshme në botë! Institucionet e Kosovës janë shumë të vetëdijshme për pafuqinë e tyre që të ndryshojnë situatën në veri të Kosovës andaj prodhojnë zhurmë të panevojshme! Opozita, si pjesa më impotente e “politikës” kosovare është prodhuesja më e madhe e zhurmës dhe ndotësja më e madhe e mjedisit sepse, nuk mund të bëjë asgjë për veriun e Kosovës! Me një fjalë, situata në veri mund të pësojë vetëm ndryshime kozmetike ndërsa përmbajtja është caktuar më herët! Se a do të quhet autonomi për veriun, status special apo do të përdoret ndonjë eufemizëm tjetër, nuk do të ketë aspak rëndësi për proceset dhe statusin e veriut të Kosovës!

Figurativisht por edhe praktikisht, përpjekjet për integrimin e veriut të Kosovës i konsideroj të ngjashme për “përpjekjet” e EULEX-it për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. EULEX-i, së më shumë që po e shprushë m…. me krande, më shumë po e përhap kundërmimin, pa e eliminuar shkaktarin që prodhon erë të rëndë! Dhe as që e ka ndërmend ta eliminojë shkaktarin! Po fiton në kohë duke bërë përpjekje ta mbajë nën kontroll situatën e sigurisë! Po e luan lojën nxehtë-ftohtë! Për t’i ngritur temperaturat po e keqpërdor kryeprokurorin e graduar Johanes van Vrejsvijk ndërsa për të na mërdhirë krejt po e përdor zëvendësin e bossit të EULEX-it, Roj Riv-in! Me një fjalë, EULEX-i po tregohet efikas në luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar aq sa mund të jetë i sigurt kundër shtatzënisë së padëshiruar një kondom me afat të skaduar dhe me 358 vrima në të! Sukses të tillë garanton edhe Strategjia për Veriun e Kosovës! E di që po bisedohet nën rrogoz për veriun e Kosovës por nuk e kam të qartë pse këto gjëra bëhen në këtë mënyrë kur gjërat po duken sheshazi! Prandaj , aspak nuk po hidhërohen në “ambasadorin” Dell që po e frynë ballonin provues me autonomi për veriun e Kosovës! Shpresojë se do të largohet nga Kosova shumë shpejt dhe se kjo vërtet do të jetë një goditje për korrupsionin! Sepse, vetëm ata do të derdhin lot për këtë ambasador që në Kosovë është sjellë si të ishte në bahçe të babës!

Dy analiza dhe një sintezë:

Më intriguan dy analistë që shkruan për figurën e kryeministrit të Republikës së Kosovës, zotni Hashim Thaçi. I pari tha se përmes figurës së kryeministrit Thaçi po e sheh presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova e që nënkupton se nuk po e bën asnjë dallim midis tyre dhe e dyta se kryeministri aktual ka dëshmuar edhe një herë se është njeri me fat! Nuk mendoj se kanë të drejtë këta dy analistë shkaku se nuk shoh asnjë ngjashmëri midis Hashim Thaçit dhe Ibrahim Rugovës! E për ate se Hashim Thaçi qenka njeri me fat ngase zhvillimi i ngjarjeve të fundit i krijuaka favore politike, besoj edhe më pak! Mund edhe të gaboj! Është dita e parë e Ramazanit prandaj edhe mund të më ngatërrohen gjërat shkaku se agjëroj dhe më janë ngatërruar telat! Po , Zoti do të më fal nëse e bëj ndonjë gabim për shkak të mosdijes sime! E sidomos nëse i hy në hak kryeministrit të Kosovës!

(*) Dërguar nga autori, drejtor ekzekutiv i KMDLNj-së. Pikëpamjet në këtë shkrim janë krejt personale

KOMENTE