Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fitoi 11 milionë euro në lotari, por mbeti më i varfër se më parë
English

Fitoi 11 milionë euro në lotari, por mbeti më i varfër se më parë

Londër, 11 gusht, NOA – Fitoi plot 11 milionë euro në lotari, por mbeti më i varfër se më parë. E si ka ndodhur kjo? Fare e thjeshtë, mjafton të bësh si anglezi Michael Carroll që pati fatin të ketë miliarda, por i harxhoi të gjitha rrugës.

Kështu, në vitin 2002 ai e goditi numrin e saktë të serisë të një llotarie, duke fituar plot 11 milionë euro, kur ishte vetëm 19 vjeç.

Sot është 27 vjeç, por nuk i ka mbetur më asnjë kacidhe, madje është edhe më i varfër se para se ta fitonte lotarinë marramendëse.

Por ju mund të harxhoni dot 11 milionë euro në 8 vjet? Mjaft e mundshme, po të bëni ashtu si Michael.

Së pari, ju duhet të blini një shtëpi, një pallat 400 mijë euro, dhe shpenzime të tjera si pishinat që i kushtojnë 400 mijë euro të tjera.

Pastaj ju duhet të blini edhe dhjetëra automjete.

Tani kontrollo llogarinë bankare, është ende shumë e lartë? Mos u shqetësoni, ju mund të organizoni ngjarje të bazuara në alkool dhe drogë, duke u bërë thirrje qindra të huajve, që t’ju vizitojnë dhe duke ofruar party gratis për të gjithë ata.

Por rasti i Michael nuk është një rast i izoluar, pasi atij i ngjan edhe historia e Keith Gough, një anglez tjetër i cili vdiq ne vetmi totale pas një lotarie milionere të fituar, duke humbur gruan dhe me një shëndet të përkeqësuar.

Ndërkaq, lotaria më e çmendur që po zhvillohet aktualisht është ajo “Superenalotto”, me një çmim fitues prej 112.4 milionë euro, ku shpresojmë që fituesi i saj të mos jetë aspak një si Michael Carroll.

n.e/NOA

KOMENTE