Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Greald Knaus: Në NATO dhe BE, pastaj të ndryshohet emri
English

Greald Knaus: Në NATO dhe BE, pastaj të ndryshohet emri

Shkup, 11 gusht, NOA – Iniciativa Evropiane për Stabilitet ka propozuar që ndryshimin i emrit kushtetues të Maqedonisë të ndodh tash, ndërsa ndryshimi i njëjtë të mos hyjë në fuqi menjëherë.

Drejtori i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus thotë se emri i ndryshuar Republika e Maqedonisë - Vardar ose çfarë që të dakordohet, nuk duhet të hyjë në fuqi përderisa votuesit në Maqedoni nuk janë të sigurt se ata kanë ardhmëri në BE dhe atëherë do të vendosin për ndryshimet kushtetuese, propozon Knaus, duke shtuar se vendimi i tillë nuk duhet të merret tash.

"Do ta ruanin të drejtën e vetos të mos e implementoni ndryshimin. Kjo do të thotë se do të hyhej në NATO, do të dakordohej me Greqinë për emrin dhe do ta ndryshohej emrin IJRM, por vetëm emrin IJRM”, shton ai.

Knaus informon se ditëve të ardhshme do të publikohet raporti i Asociacionit Evropian për stabilizim në të cilin mes tjerash propozohet, siç nënvizon, Maqedonia në NATO menjëherë, fillimi i negociatave për inkuadrimin menjëherë, ndërsa BE-ja të kuptojë se referendumi do të ishte në fund.

NOA-INA

KOMENTE