Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Irak, trupat amerikane nevojiten deri në 2020-ën
English

Irak, trupat amerikane nevojiten deri në 2020-ën

Bagdad, 11 gusht, NOA – Pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për dhënien fund të operacioneve luftarake nga trupat amerikane më 31 gusht dhe uljen e numrit të ushtarëve në 50 mijë trupa, autoritetet e ushtrisë irakiane deklaruan se Iraku ka nevojë për ndihmën amerikane edhe për dhjetë vitet e ardhshëm, derisa ushtria e Irakut të jetë në gjendje të mbrojë territorin e saj në mënyrë të pavarur nga forcat e huaja.

Kjo deklaratë erdhi nga Shefi i Shtabit të Ushtrisë së Irakut, Gjeneral Lejtnant, Babaker Zebari, i cili në një intervistë dhënë agjencisë franceze të lajmeve, AFP, theksoi se “problemi për ushtrinë e Irakut do të nisë pas 2011-ës, pasi ushtria irakiane do të jetë e gatshme vetëm më 2020”.

Aktualisht në Irak janë vendosur 64 mijë ushtarë.

Gjenerali irakian, Zebari, tha se është e domosdoshme që ushtria amerikane të qëndrojë në Irak, derisa ushtria irakiane të jetë tërësisht e krijuar, gjë që nuk mund të pretendohet para 2020-ës.

mit/NOA
KOMENTE