Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kolumbia dhe Venezuela, rifillojnë marrëdhëniet diplomatike
English

Kolumbia dhe Venezuela, rifillojnë marrëdhëniet diplomatike

Bogota, 12 gusht, NOA - Kanë rifilluar marrëdhëniet midis Kolumbisë dhe Venezuelës. Presidentët e të dy vendeve, Juan Manuel Santos dhe Hugo Chavez, kanë vendosur të rinisin lidhjet diplomatike, të cilat ishin ndërprerë në Caracas pas akuzave të Bogotës për elementet guerile kolumbiane.

Në një takim në Santa Marta, në Kolumbi, Chavez dhe Santos kanë rënë dakord të punojnë së bashku për t’u përballur me praninë e grupeve të armatosura në kufi duke rritur praninë ushtarake në vend.

“Ne vendosëm për të rifilluar marrëdhëniet”, - tha Santos, duke siguruar se këtë herë midis Caracas dhe Bogota, do të ekzistojë një sinqeritet i drejtpërdrejtë.

r.b/NOA

KOMENTE