Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nëna e re, ndryshon emrin që fëmija të mësojë pa vështirësi alfabetin
English

Nëna e re, ndryshon emrin që fëmija të mësojë pa vështirësi alfabetin

South Yorkshire (Angli), 12 gusht 2010, NOA- Një nënë e re, e njohur më parë me emrin Ceejay Epton, në Doncaster , South Yorkshire (Angli) ka gjasa të bëhet gruaja me emrin më të gjatë në Evropë. Pas lindjes së fëmijës ajo vendosi te ndryshojë emrin e saj dhe ta zëvendësojë atë me një që përmban një fjalë për çdo germë të alfabetit. Gruaja, 22 vjeçare, tani quhet Ceejay A Apple B Boat C Cat D Dog E Elephant F Flower G Goat H House I Igloo J Jellyfish K Kite L Lion M Monkey N Nurse O Octopus P Penguin Q Queen R Robot S Sun T Tree U Umbrella V Violin W Whale X X-Ray Y Yo-Yo Z Zebra Terryn Feuji-Sharemi por të gjithë e thërrasin”Mummy” me të qeshur pas ndërrimit të emrit.

"Një mikja ime vendosi të quhej "Pink", kështu që dhe unë mendova të ndryshoj emrin tim. Sapo u bëra me një fëmijë dhe kam menduar se emri im i ri do ta ndihmojë atë për të mësuar me lehtësi alfabetin".

Praktikat ligjore për të ndryshuar emrin në Legal Deed Poll Service kushtojë vetëm 10 sterlina. "Çdo ditë unë ndërroj emrat e qindra njerëzve të cilët trillojnë emra nga më të çuditshëm, por emri i ri i Ceejay është risi për ne" - thotë një zyrtar i Deed Poll Service – “I urojmë “Miss Alfabetit” të gjithë fatin e botës me emrin e ri dhe besojmë që fëmija e saj nuk do të ketë vështirësi në mësimin e alfabetit".

a.e./NOA

KOMENTE