Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nis shiu, Moska fillon të marrë frymë lirisht nga smogu
English

Nis shiu, Moska fillon të marrë frymë lirisht nga smogu

Moskë, 11 Gusht, NOA – Në Moskë ka nisur shiu, duke bërë që banorët e saj të fillojnë të marrin frymë lirisht pas asfiksisë që pësuan ditët e fundit për shkak të nxehtësisë së madhe dhe smogut të krijuar nga shirat e shumtë.

Kreu i shërbimit meteorologjik, Roman Vilfand, ka deklaruar se përqendrimi i dioksidit të karbonit është kthyer pothuajse në vlera normale dhe temperatura ka zbritur nën 30 gradë.

Ndërkaq, qeveria e Rusisë ka pohuar se zjarrfikësit kanë arritur ta reduktojnë hapësirën e tërësishme të përfshirë me zjarre në Rusinë qendrore në 24 orët e fundit. Por, ende qindra zjarre janë aktive.

Putin gjatë ditës së djeshme ishte në një aeroplan, që me bomba uji i fikte zjarret në një nga rajonet më të rrezikuara. n.e/NOA

KOMENTE