Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Denoncojmë korrupsionin e Qeverisë Berisha, jo kompanitë që bëjnë biznes
English

PS: Denoncojmë korrupsionin e Qeverisë Berisha, jo kompanitë që bëjnë biznes

Tiranë, 11 gusht, NOA – Pas akuzave të përditshme për korrupsion dhe konflikt interesi nga anëtarë të qeverisë, dhe pjesëtarë të mazhorancës në pushtet, Selia Rozë ka sqaruar se denoncon vetëm ekspansionin korruptiv të kësaj mazhorance dhe përfitimet e mëdha nga pasuria publike të njerëzve të kryeministrit, në konflikt të hapur interesi, dhe jo kompanitë shqiptare e të huaja, që bëjnë biznes në Shqipëri.

Duke iu referuar kundërakuzave të mazhorancës, zëdhënësja e Selisë Rozë, Armela Imeraj në një deklaratë të shkurtër për mediat tha se “Dëshirojmë të sqarojmë se denoncimet e Partisë Socialiste për korrupsionin e qeverisë Berisha, nuk kanë asnjë lidhje me kompani shqiptare apo të huaja, që kanë zgjedhur të investojnë apo të bëjnë biznes në Shqipëri”.

Në emër të Partisë Socialiste, zonja Imeraj theksoi se “Denoncimet e Partisë Socialiste godasin korrupsionin e qeverisë Berisha, korrupsion, i cili shpeshherë vendos dhe biznese në shërbim të përfitimeve të jashtligjshme, në konflikt të hapur interesi, për hesap të familjes në pushtet”.

Ky sqarim vjen pas akuzave dhe denoncimeve të hapura nga Partia Socialiste ndaj ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Dritan Prifti dhe skandalit më të fundit, lidhur me përfitimin e 4 miliard dollarëve pasuri publike përmes koncesionesh të naftës, ndaj deputetes demokrate, Albana Vokshi, ish këshilltare e kryeministrit Berisha, dhe motrës së saj, Mimoza Vokshi.

mit/NOA
KOMENTE