Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rrëshen, ekzekutohet një 45 vjeçar, në pranga autori
English

Rrëshen, ekzekutohet një 45 vjeçar, në pranga autori

Rrëshen, 11 gusht, NOA – Një 45 vjeçar nga Rrësheni është ekzekutuar sot para mesditës në fshatin Ndërfanë.

Burime nga policia e Lezhës, i thanë agjencisë NOA se ngjarja ku gjeti vdekjen i qëlluar me armë zjarri, 45 vjeçari Ndue Llesh Deda ndodhi sot në orën 11.00 para mesditës, në fshatin Ndërfanë të komunës së Rrëshenit.

Policia e lezhës me të marrë informacionin është nisur drejt vendngjarjes ku ka bërë të mundur kapjen e autorit të vrasjes.

Ende nuk bëhen të ditura motivet e ekzekutimit të 45 vjeçarit, Ndue Deda, dhe as emri i autorit të vrasjes i arrestuar nga policia.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës armën me të cilën dyshohet se autori kreu krimin.

Grupi i hetimor i ngritur sakaq po heton për sqarimin e rrethanave, si dhe dokumentimin e plotë të rrethanave dhe motiveve që shtynë autorin në kryerjen e krimit, që i mori jetën 45 vjeçarit nga fshati Ndërfanë.

mit/NOA
KOMENTE