English

Shtrenjtimi i bukës, abuziv, zbulohet miell kontrabandë nga Tatimet

Tiranë, 12 gusht 2010 NOA – Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nëpërmjet strukturave të saj, Drejtorisë së Hetimit Tatimor, Sektoreve te Zbatimit dhe Drejtorive te Verifikimit ne Terren, gjate dites se mërkurë kane zhvilluar kontrolle ne subjektet e tregetimit me shumice te miellit dhe furrave prodhuese te bukes.

Qellimi i kryerjes se ketyre kontrolleve, te zhvilluara ne rang kombetar, ka qene verifikimi i cimit te blerjes dhe shitjes se produkteve, pasi megjithese cmimet e importit te grurit nuk kane ndryshuar, ne ditet e fundit eshte vene re nje rritje e cmimit te bukes.

Gjate kontrolleve te ushtruara ne 120 subjekte, te Tiranes dhe Durresit u evidentuan 20 subjekte qe kane rritur ne menyre fiktive cmimin e bukes.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i thanë agjencisë NOA se për 27 subjekte u vendosen gjoba me vlere 3 500 000 lekë si dhe u sekuestruan 10 tonë miell i pashoqëruar me faturë.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve konfirmoi se këto kontrolle do te vazhdojne edhe ne ditet ne vazhdim, me qëllim uljen e evazionit fiskal dhe moslejimin e rritjes ne menyre abuzive të çmimit te bukës.

r.n/NOA

KOMENTE