Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Toyota bllokon eksportin e automjeteve në Iran
English

Toyota bllokon eksportin e automjeteve në Iran

Tokio, 12 gusht 2010, NOA - Toyota ka njoftuar se do të bllokojë eksportet e automjeteve të saj në Iran, në përputhje me sanksionet ndërkombëtare të miratuara kundër programeve bërthamore të Teheranit.

“Ndaluam eksportet duke marrë parasysh situatën ndërkombëtare”, - tha në një deklaratë prodhuesi i parë japonez dhe industrial global, duke vënë në dukje se vendimi ishte vullnetar.

Iniciativa mund të përsëritet nga kompani të tjera japoneze.

Është vënë në dukje se në vitet e fundit, Toyota ka zvogëluar praninë e saj në Iran.

Sipas të dhënave të siguruara nga kompania japoneze në vitin 2009 ishin shitur vetëm 250 makina në Republikën Islamike, një shifër e cila konsiderohet si shumë e ulët në krahasim me 4 mijë të shitura në 2008.

Për të përditshmen ekonomike “Nikkei”, Toyota mund të vazhdonte eksportin e makinave pa shkeljen e sanksioneve, por gjigandi japonez ka zgjedhur ndërprerjen tyre pasi kompania shihej me dyshim nga qeveria e SHBA-së.

Toyota, në fakt, është një nga prodhuesit kryesorë të automobilave në tregun e Amerikës së Veriut, ku në muajt prill-qershor shitjet janë rritur me 40 për qind.

r.b/NOA

KOMENTE