Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vrasësi i Xhon Lenon do të kërkojë për herë të 6-të lirimin me kusht
English

Vrasësi i Xhon Lenon do të kërkojë për herë të 6-të lirimin me kusht

Nju Jork, 11 gusht, NOA - Vrasësi i Xhon Lenon, Mark Caban do të kërkojë brenda kësaj jave lirimin me kusht nga burgu, 30 vjet pas vrasjes së liderit të legjendarëve britanikë “Beatles”.

Caban do të dëgjohet nga një trupë gjykuese në Nju Jork, e cila do të japë vendimin një ditë pas seancës dëgjimore.

Kjo është hera e gjashtë, që vrasësi i Xhon Lenon kërkon lirimin me kusht, pas dënimit të tij me burgim të përjetshëm, në vitin 1981.

Mark Caban, tashmë 55 vjeçar, qëlloi mbi Xhon Lenon në 8 dhjetor të vitit 1980, në kohën kur ai gjendej me bashkëshorten e tij, Joko Ono, në një rrugicë prane shtëpisë së tyre, në Nju Jork.

mit/NOA

KOMENTE