Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohet Altin Strallaj, vrasësi i dyshuar i Rahman Sulës në Itali
English

Arrestohet Altin Strallaj, vrasësi i dyshuar i Rahman Sulës në Itali

Napoli, 12 Gusht 2010 NOA – Bie në prangat e policisë italiane, i riu shqiptar që akuzohet se ka vrarë 23-vjeçarin Rahman Sula një javë më parë në zonën e Napolit.

I arrestuari është 21 vjeçari Altin Strallaj, emigrant shqiptar me banim prej kohësh në Itali. Kapja e tij u bë nga karabinierët e lokalitetit Castello di Cisterna, në një banesë brenda qendrës historike të Anagni në Frosinone.

I riu u kap në shoqërinë e tre shqiptarëve të tjerë, për të cilët po kryhen hetime nëse kanë lidhje me ngjarjen.

Ata janë Shkëlzen Shima, Gentian Fejza dhe Shkëlzen Kola dhe jane shoqeruar nga policia.

I dyshuari ishte rezident në San Marcellino, provincë e Caserta, kurse viktima i tij Raham Sula, banonte në rrugën “Piave” të lokalitetit Gricignano po në Caserta.

Ngjarja ndodhi të mërkurën e kaluar në ornë 18.00 në barin "Annunziata" në rrugën “Gramsci” në Caivano, komunë në veri të Napolit. Dyshohet se ishin tre shqiptarë ata që bashkëpunuan në vrasjen e 23-vjeçari Rahman Sula.

Në një moment, i arrestuari dyshohet se ka nxjerrë pistoletën e kalibrit 6.35 mm dhe me të ka qëlluar të riun Sula duke i marrë jetën me dy plumba në zemër.

Policia tha se kamera survejimi që gjendeshin përreth vendngjarjes, bënë të mundur lokalizimin e të dyshuarit kryesor të vrasjes.

a.r/NOA

KOMENTE