Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Nuk ka asnjë letër nga DASH-i, gjithçka është spekullim mediatik
English

Meta: Nuk ka asnjë letër nga DASH-i, gjithçka është spekullim mediatik

Tiranë, 12 gusht, NOA – “Marrëdhëniet me Shtetet e bashkuara të Amerikës janë të shkëlqyera. Nuk ka asnjë letër letër zyrtare, apo ankesë për ndonjë ambasador apo diplomat”.

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta i ka kthyer përgjigje akuzave të selisë rozë për një letër të mbërritur në adresë të tij, nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ku i jepej sipas PS-së, përgjigje qeverisë shqiptare, ndaj ankesave që kjo e fundit kish nisur më parë për veprimet e ambasadorit amerikan në ikje, John Withers.

Zëvendëskryeministri Meta, duke iu referuar sezonit turistik dëshirës mediatike për të prodhuar lajme me çdo kusht, theksoi se “Më vjen shumë keq, që kjo thatësirë që vjen nga koha ka qenë edhe thatësirë me lajme. Dhe për të gjithë ata që mbushin këtë thatësirë me lajme spekullime”.

“Unë jam ministër i Jashtëm dhe shkëmbej letra me Uashingtonin. Por, ju them se nuk ka asnjë letër zyrtare, për tu ankuar për një ambasador, apo diplomat. Vlerësimet e qeverisë janë maksimale për marrëdhëniet me aleatin tonë më të rëndësishëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, nënvizoi zoti Meta.

Ai u kujdes të sqaronte se edhe marrëdhëniet me ambasadorin në ikje, Withers, janë të shkëlqyera, duke shtuar se ka patur një darkë lamtumire me të, ku kanë shprehur mirënjohjen dhe vazhdimësinë e marrëdhënieve.

Në këtë bashkëbisedim me gazetarët ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta deklaroi se “Procesi i liberalizimit të vizave, po ecën do të ecë në mënyrë të pandalshme, dhe se qytetarët shqiptarë do të lëvizin shumë shpejt të lirë në të gjithë Evropën”.

I pyetur në lidhje me negociatat e përfolura për zgjedhjet vendore, për ndonjë kandidaturë të mundshme të LSI-së, për Tiranën, lideri i LSI-së, Ilir Meta shpjegoi se “Nuk ka asnjë negociatë për zgjedhjet e ardhshme vendore, ka gjëra më të rëndësishme ndërkaq, gjithçka është spekullim. Është shumë herët për këtë çështje”, tha zoti Meta.

Ministri i punëve të Jashtme i bëri këto deklarat në një bashkëbisedim me gazetarët, menjëherë pas kthimit të tij nga turi i vizitave në Siri e Liban, ku zoti meta theksoi se është diskutuar për çështjen e Kosovës.

Në Siri, tha ministri Meta, diskutuam për Kosovën, se rasti i saj është një rast unik.

Ndërsa Libani, tha ai, konsideroi se së shpejti do të njohë pavarësinë e Kosovës.

mit/NOA
KOMENTE