Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta uron Beqirin: Garanci për të drejtat e shqiptarëve në Serbi
English

Meta uron Beqirin: Garanci për të drejtat e shqiptarëve në Serbi

Tiranë, 12 Gusht, NOA – Me rastin e zgjedhjes në detyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi, ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta i ka dërguar një letër urimi Galip Beqirit.

“Duke shprehur vlerësimin se ngritja e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi, së bashku me zgjedhjen e kryetarit të tij, është një arritje e shkëlqyer për çuarjen përpara dhe garantimin e të drejtave themelore të shqiptarëve në Serbi, gjej rastin të ri-përshëndes përkushtimin dhe angazhimin e subjekteve politike shqiptare, për kurorëzimin e këtij procesi, dëshmi kjo e maturisë politike, përgjegjshmërisë qytetare dhe i kapacitetit të tyre demokratik”, shkruan Meta.

Duke shtuar se “Shqipëria mbështet fuqishëm dhe punon për një Ballkan evropian, pra për një Shqipëri, Kosovë dhe Serbi evropiane, ku të gjithë qytetarët e rajonit të lëvizin lirisht në vendet e njëri- tjetrit dhe të përfitojnë sa më shumë nga fryma evropiane e mirëkuptimit, bashkëpunimit dhe integrimit”.

n.e/NOA

KOMENTE